Alfred Lela

Alfred-Lela

Alfred Lela është editorialist i së përditëshmes MAPO dhe kryeredaktor i shtojcës së fundjavës në këtë gazetë MAPO Libri & Ide.

Ai është gjithashtu pedagog i Komunikimit Politik në Universitetin Europian të Tiranës ku ndjek studimet e Doktoraturës në Shkenca të Komunikimit.

Për një periudhë 4-vjeçare ka drejtuar revistën e përmuajshme MAPO, si kryeredaktor.

Në vitin 2012 ka fituar Çmimin Kombëtar të Gazetarisë Teodor Keko.

Në vitin 2013 ka botuar librin Secilit Shqipërinë e tij.

Në vitin 2013 ka fituar Çmimin At Zef Pllumi në publicistikë.

Ka përkthyer nga Anglishtja: Rumpalla, Peter Lucas; Në mes shqiptarëve të Veriut, Reginald Wyon; Komunikimi politik modern, James Stanyer; Vitet me Tony Blair, Alastair Campbell.

Gjatë periudhës 2006-2009, ka themeluar dhe drejtuar Fletore Shqiptare, një revistë online (www.fletore.com).

Në vitin 2000 ka mbaruar studimet për Gazetari në Universitetin e Tiranës. Përvoja si gazetar i përket vitit 1998 kur nisi punë si reporter politik te Shekulli.