Dorina Bërdufi

Dorina Bërdufi (doktorante në Shk. Politike) është pedagoge pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu”. Ka punuar si pedagoge part-time në disa Universitete, duke përfshirë edhe Universitetin e Tiranës.

Puna e saj në fushën akademike ka shkuar paralel me bashkëpunimin në projekte në nivel lokal dhe kombëtar (me një eksperiencë mbi 6 vjeçare). Ndër to janë: “Perceptimet e ndarjes territoriale të qytetarëve të Bashkisë së Re Durrës, 2015”, “Monitorim i transparencës dhe sjelljes së administratës gjyqësore ndaj publikut”, Sjellja votuese e elektoratit të Tiranës”, “Niveli i perceptimit të korrupsionit në administratën publike të Rep. së Shqipërisë, 2010”, etj.

 

Është autore e shkrimeve në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, ndër të cilat janë: “A i shkakton demokracia mirëqënie subjektive elektoratit shqiptar (2003-2012, me fokus qytetin e Tiranës), “Detektim statistikor i manipulimit të zgjedhjeve parlamentare të 2009 në Shqipëri”, “Korrelacioni i indikatorit subjektiv me atë objektiv të mirëqënies të sjelljes së votuesit shqiptar”, “Rritja e numrit të votave të partive politike shqiptare bazuar në sjelljen votuese të elektoratit shqiptar”, etj.