editor – ACGG https://acgg.al Albanian Center for Good Governance Mon, 18 Jul 2022 15:03:01 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.3 https://acgg.al/wp-content/uploads/2020/12/cropped-logo_acgg_150_x_67-32x32.png editor – ACGG https://acgg.al 32 32 Shkolla Politike Verore: Idetë e Djathta për Shqipërinë https://acgg.al/shkolla-politike-verore-idete-e-djathta-per-shqiperine/ Mon, 18 Jul 2022 15:03:01 +0000 https://acgg.al/?p=1803 Më 13 korrik 2022, nisi Shkolla Politike Verore “Idetë e Djathta dhe Konservatore për Shqipërinë”, organizuar nga ACGG (Qendra Shqiptare për Qeverisje të Mirë) me mbështetjen e Fondacionit Britanik WFD (Westminster Foundation for Democracy) dhe në bashkëpunim me Fondacionin Gjerman KAS (Konrad-Adenauer-Stiftung Albanien). Mbi 20 të rinj e të reja që marrin pjesë, nuk janë thjeshtë audienca e një programi intensiv trajnimi, por një klub mendimi dhe ekip drejtuesish politikë që i duhen Shqipërisë nesër! Faleminderit secilit prej tyre dhe në veçanti, Drejtorit të WEF, z. Sokol Haxhiu, Drejtorit të KAS, Dr. Tobias Rüttershoff, lektorëve dhe miqve tanë; Adri Nurellari, Arta Sakja, Edlira Gjoni, Fitim Zekthi, Altin Gjeta, Ethem Fezollari etj!

Dita e dytë e Shkollës Politike Verore: Idetë e Djathta dhe Konservatore për Shqipërinë, (më 14 korrik 2022, kompleksi turistik Lyhnidas në Pogradec), nisi me eksperten e njohur të komunikimit, lideren NGL e McCain Institute për Shqipërinë, bashkëpunëtoren e vyer të ACGG/KAS, znj. Edlira Gjoni. Pas marrjes së disa njohurive teorike për format bashkëkohore të komunikimit politik në publik “zysh” Edlira vë në provën e ushtrimeve praktike grupin e politikanëve të rinj..
Znj.Arta Sakja duke u bazuar në eksperiencen e saj 30 vjeçare të angazhimit me PD dhe pervojën si pedagoge e shkencave politike, shtjelloi mundësitë dhe hapsirat që kanë të rinjtë sot për zhvillimin e karrieres së tyre tek e djathta..
Politologu Altin Gjeta, solli si kontribut eksperiencën e Partise Konservatore Britanik, duke shtjelluar filozofinë e lidershipit britanik në politikën e qendrës së djathtë..
Faleminderit WFD (Westminster Foundation for Democracy) dhe KAS (Konrad-Adenauer-Stiftung Albanien) për mbështetjen e këtij projekti të rëndësishëm, që zhvillohet në koordinim me ACGG!
Një falenderim të posaçëm për të gjithë pjesëmarrësit: Kejsi Tola, Imanuel Çaushi, Megi Perduka, Lukas Heidorn, Sention Zotaj, Edison Mehqemeja, Mikaela Pinari, Iva Hasko, Irisa Çupa, Ina Metalia, Valbona Halitaj, Dhimitri Sino, Izmir Xhafa, Aurela Kalthi, Ilda Lekgega, Armando Lekaj, Tea Sollaku, Klea Dahari, Emanuel Toska dhe Denis Bendo.
Ditën e tretë të Shkollës Politike Verore: Idetë e djathta për Shqipërinë, organizuar nga ACGG Albanian Center for Good Governance, me mbështetjen e fondacionit britanik WFD (Westminster Foundation for Democracy) dhe në bashkëpunim me KAS (Konrad-Adenauer-Stiftung Albanien) u paraqit një tablo e organizimit të së djathtës europiane dhe asaj konservatore si dhe marrëdhëniet e disa prej partive dhe organizatave të djathta shqiptare me këto institucione; EPP (Euroean People’s Party), ECR (European Conservatives and Reformists), IDU (International Democratic Union)..
Ditën e tretë të Shkollës Politike Verore: Idetë e djathta për Shqipërinë, organizuar nga ACGG Albanian Center for Good Governance, me mbështetjen e fondacionit britanik WFD (Westminster Foundation for Democracy) dhe në bashkëpunim me KAS (Konrad-Adenauer-Stiftung Albanien) u paraqit një tablo e organizimit të së djathtës europiane dhe asaj konservatore si dhe marrëdhëniet e disa prej partive dhe organizatave të djathta shqiptare me këto institucione; EPP (Euroean People’s Party), ECR (European Conservatives and Reformists), IDU (International Democratic Union)..
Mësimet nga e kaluara i solli përmes përshtypjeve dhe kujtimeve të tij z. Ethem Fezollari, Kryetari i Shoqatës Antikomuniste dhe ish-te përndjekurve politikë. Ai tregoi kalvarin e vuajtjeve në diktaturë dhe se si në vitin 1975 u arratis bashkë me 15 anëtarë të tjerë të familjes përmes liqenit të Pogradecit me një varkë të vogēl të improvizuar me mushama..
Në vijim pjesmarrësit paraqitën disa Ese mbi këndvështrimin e tyre rreth vlerave të së djathtës dhe konservatorizmit në politikën shqiptare.
Në fund u ndanë Çertifikatat e pjesmarrjes.

 

]]>
Porosia e Këshilltarit të grupimit politik CDU/CSU, Hans Joachim Falenski në Tiranë: “Cilësia e zgjedhjeve, kriter vlerësimi për hapjen e negociatave” https://acgg.al/porosia-e-keshillarit-te-grupimit-politik-cducsu-hans-joachim-falenski-ne-tirane-cilesia-e-zgjedhjeve-kriter-vleresimi-per-hapjen-e-negociatave/ Mon, 12 Jun 2017 22:05:10 +0000 http://localhost?p=845 19055856_1917556618485475_1201921923082323419_o

Këshilltari për politikë të jashtme i Grupit Parlamentar CDU/CSU në Bundestagun gjerman, z. Hans J. Falenski, mori pjesë sot në Seminarin “Zgjedhjet dhe pritshmëritë e Shqipërisë për integrim në BE”, organizuar nga Qendra Shqiptare për Qeverisje të Mirë – ACGG.
Në prani të Drejtorit të Fondacionit Konrad Adenauer, z. Walter Glos, miku gjerman u bëri një panoramë të gjerë angazhimeve të tij dhe të fraksionit të djathtë të parlamentit gjerman, në mbështetje të aspiratës së Shqipërisë për integrim në BE. Ai tha se, edhe kur ne kemi qenë kritik në vlerësimet tona, këtë e kemi bërë për të inspiruar akoma më shumë lidershipet politike në Shqipëri për të ecur përpara në implementimin e kushteve që kërkohen. Ai tha se, standartet e integrimit nuk janë as të majta dhe as të djathta, por ato janë kritere që duhen plotësuar, pikë së pari për vetë interesin e Shqipërisë.
Mes tjerash, zoti Falenski nënvizoi se një nga vlerësimet që do të bëjë Brukseli për hapjen e negociatave do të jetë edhe cilësia e zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit, të cilat erdhën pas një ngërçi politik dhe marrëveshjes së arritur mes dy partive më të mëdha, PS e PD. Ne do t’i vlerësojmë këto zgjedhje duke u bazuar në raportin e OSBE/ODIHR dhe të vëzhguesve të tjerë dhe, nga cilësia e këtyre zgjedhjeve do të varet rekomandimi që do t’i jepet Fraksionit CDU/CSU, në prag të hartimit të raportit të progresit për Shqipërinë. Përveç zgjedhjeve, ne po monitorojmë edhe zbatimin e shtatë kritereve që janë vendosur, duke përfshirë këtu në mënyrë të veçantë zbatimin e Vetingut dhe reformën e drejtësisë. Pavarësisht se është humbur shumë kohë që nga vjeshta e vitit të kaluar, ne besojmë se pas shtatorit duhet të ketë një angazhim më serioz për të bërë hapa konkret përpara. Në këtë drejtim, ne presim me padurim fillimin e menjëhershëm të punës nga parlamenti i ri për reformën zgjedhore, për ligjin e ri zgjedhor, të cilin e kosniderojmë shumë të rëndësishëm dhe, natyrisht ai është edhe një nga kërkesat e marrëveshjes së 18 Majit mes z. Rama dhe z. Basha.
Në këtë seminar, që u shoqërua me shumë diskutime, pyetje dhe përgjigje nga të pranishmit, zoti Falenski, në cilësinë e këshilltarit për politikë të jashtme të grupimit CDU/CSU, u ndal edhe në rrezikun që mbart për stabilitetin e rajonit rikthimi i retorikës për të ashtuquajturën “Shqipëri e Madhe”. Ai porositi që fokus i çdo politikani shqiptar në Shqipëri, Kosovë apo Maqedoni duhet të jetë përmbushja e kritereve të anëtarësimit në BE për secilin vend, sepse kriteret që kërkohen nuk janë as për BE-në as për Gjermaninë, por për vendet që aspirojnë të jenë pjesë e familjes europiane. Gjermania, tha z. Falenski edhe më tej do të vazhdojë të mbështesë vendet e Ballkanit Perendimor në aspiratën e tyre për integrim në Bashkimin Europian.

]]>
Reforma në drejtësi në ngërç https://acgg.al/reforma-ne-drejtesi-ne-ngerc/ Thu, 09 Mar 2017 22:09:58 +0000 http://localhost?p=815 Situata e acaruar politike dhe klima e thellë mosbesuese mes mazhorancës dhe opozitës në Shqipëri kanë vënë në pikëpyetje procesin e zbatimit të Vettingut, si instrumenti kyç i reformës në drejtësi.

Albanisches Parlament in Tirana (DW/A. Muka)

Rreth dy vite më parë kur u lançua zyrtarisht nga Kuvendi i Shqipërisë procesi i reformës në drejtësi në panelet dhe tryezat e diskutimit me kastat e juristëve, konsitucionalistëve, magjistratëve të drejtësisë, ekspertëve vendas dhe të huaj ishte i dukshëm distancimi i deputetëve të opozitës.

Ngërçi i reformës

Për cilindo nga projektligjet e paketës kushtetuese që ishte në diskutim, mendimet dhe sugjerimet e saj artikuloheshin vetëm në media apo në aktivitete që organizoheshin nga opozita. Muaj më pas edhe deputetët e koalicionit të djathtë opozitar u bënë pjesë e Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës, duke ardhur tek korriku i vitit 2016, kur të dyja krahët e politikës, të 140 deputetët në sallë ngritën kartonat pro ndryshimeve kushtetuese që hapnin rrugën për reformën në drejtësi.

Vera kaloi, po kështu dhe vjeshta e dimri dhe tashmë jemi në rrethanat kur kjo reformë është në ngërç. Ajo duket më shumë se kurrë e molepsur dhe me pjesë të agjendës politike. Prej datës 18 shkurt opozita ka nisur një protestë të pandalur përpara selisë së Kryeministrisë, ku kërkon qeveri teknike dhe zgjedhje të lira. Prej këtij momenti opozita ka deklaruar se nuk do të shkojë në Kuvend deri në plotësimin e kushteve të saj. Ndërkohë edhe afatet për ngritjen e komisioneve të Vetting-ut janë në limit dhe mbi të gjitha për to duhen vota dhe nga mazhoranca dhe opozita. Nëse nuk ngrihen këto komisione që do të bëjnë verifikimin e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve atëherë gjithçka e ndërtuar deri më tani shkon dëm.

Për opozitën primare janë zgjedhjet e lira të organizuara nga një qeveri me besim tek publiku, sipas saj, qeveri teknike, kurse për mazhorancën Vetting-u është jetik për reformën në drejtësi dhe reformat e tjera të nisura. Në datën 6 mars Kuvendi (në një sallë ku mungonte opozita) mori një vendim të sforcuar duke kërkuar nga Avokati i Popullit që për 7 ditë të tjera të bënte një rishqyrtim të të gjitha kandidaturave që janë paraqitur për komisionet e Vetting-ut. Por askush nuk e di se çfarë do bëhet me ngritjen e komisioneve kur të mbarojë dhe ky afat dhe salla e Kuvendit të jetë sërish e zbrazuar në pjesën ku ulet opozita.

Edi Rama Albanien spricht im Parlament in Tirana (picture-alliance/AP Photo/H.Pustina)

Konfuzion në ushtrimin e kompetencave kushtetuese

Drejtori i Qendrës Shqiptare për Qeverisje të Mirë, Arben Çejku, mendon se vendimi i parlamentit, për të shtyrë edhe me 7 ditë procesin e ngritjes së komisioneve të Vetting-ut i ka brenda dy arsyet edhe mungesën e opozitës edhe arsyetimin “administrativ”, për rikthim të vlerësimit te Avokati i Popullit. Veç kësaj, kemi edhe një konfuzion të ushtrimit apo mosushtrimit të kompetencave kushtetuese, thotë Çejku për Deutsche Welle-n. “Në kushtet kur presidenti nuk e vë dot në lëvizje procesin për shkak të pozicionit të ri, në të cilin e ka vënë paketa e re e reformës në drejtësi dhe kur Avokati i Popullit ushtron kompetenca përtej mandatit të tij kushtetues, ngërçi që vjen për shkak të luftës politike, bëhet edhe më bllokues për procesin. Vonesa në zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit duket si një dinakëri e mirëllogaritur nga ata që duan ngecjen e procesit. Parlamenti është në kushtet që duhet të shikojë mundësisë e amendimit të një pjese të ligjit për ta bërë atë të zbatueshëm në kushtet që janë krijuar”.

Kurse pedagogu i fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, Sokol Hazizaj, vlerëson se përpjekja e sforcuar e Kuvendit të Shqipërisë për të rishqyrtuar kandidaturat nga Avokati i Popullit është jo kushtetuese sa dhe vetë procesi i pengimit të gjithë dispozitave të aneksit të Kushtetutës. “Mungesa e njërës anë të politikës është themeli i mosshterimit të Nenit C të aneksit të Kushtetutës, që do të thotë se konsesusi politik për ndryshimet e saj sot ka rënë. Artifica e sajuar është shfaqja më e rëndomtë e një gjesti që tregon se ky vend ka politikë por vetëm ligje nuk ka”. Në intervistë me Deutsche Welle-n Sokol Hazizaj shton se rikualifikimi kalimtar i gjyqtarëve dhe prokurorëve, ose Vetting-u duhet pare si proces, ku herët ose vonë do të ndodhë në kuptimin material.

Berlin, Bundestag Lulzim Basha (DW/Auron Dodi)

“Ne vështrimin procedural do marrë kohën e vet për shkak të mungesës së qasjeve politike, por e sigurtë është që fakti kushtetues do të ezaurohet. Mendoj se qasjet e momentit janë të vështira për të qenë të afruara, për aq sa Vetting-u shihet si demarkacion politik dhe jo sidomosdoshmëri apo detyrim ndaj qytetarit, ndaj dhe procesi do të vijojë me pengesa në pafundësi”.

Rikthimi tek konsensusi ndihmë për reformat e nisura

Arben Çejku kujton se reforma në drejtësi u miratua me konsensus gjithëpartiak dhe si e tillë duhet të zbatohet deri në fund. Kjo reformë nuk duhet konceptuar si monopol i njërës apo tjetrës pale, thekson ai për Deutsche Welle-n. “Përpjekjet për t’i veshur kostumin e ngushtë partiak janë të gabuara dhe e denigrojnë thelbin e kësaj reforme kaq të domosdoshme për Shqipërinë dhe shqiptarët. Tërheqja e litarit të kësaj reforme mes dy çadrave, asaj të opozitës në njërën anë dhe asaj të mazhorancës në anën tjetër, rrezikon këputjen dhe do të jetë e vështirë në kushtet e zhvillimeve të ardhshme politike rikthimi në sofrën e konsensusit dhe vullnetit të mirë për zbatimin e kësaj reforme jetike për vendin”, thotë ai.

Sokol Hazizaj (DW/A.Muka)Eksperti Sokol Hazizaj

Ndaj për Drejtorin e Qendrës Shqiptare për Qeverisje të Mirë, Arben Çejku rikthimi tek fryma konsensuale do të ishte ndihmë jo vetëm për reformat e nisura, por dhe një lehtësim edhe për partitë politike që presin të nisin betejën elektorale.

Si hapi i pare, sipas tij, do të ishte instalizimi i një tryeze dialogu mes mazhorancës dhe opozitës. “Palët, pavarësisht kontestimeve që kanë, nuk mund të injorojnë rolin e njëra-tjetrës. Unë mendoj se kjo tryezë duhet iniciuar nga mazhoranca dhe opozita duhet t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për të diskutuar hapur dhe për të gjetur zgjidhje për një sërë çështjesh që po kthehen në element krize të rrezikshme për vendin.” Palët duhet të ulen pa i vënë kushte njëra-tjetrës që në fillim, mendon Çejku.

Jemi në situatë të jashtëzakonshme kushtetuese

Ndërkohë pedagogu i Fakultetit të Drejtësisë, Sokol Hazizaj konstaton se Kushtetuta e Shqipërisë nuk ka në përmbajtjen e saj të ndryshuar vetëm Vetting-un, por dhe krijimin e institucioneve të reja dhe ushtrimin e detyrimeve të tjera nga organet kushtetuese, për të cilat, ai vlerëson se nuk vihet re ndonjë lëvizje. “Ne sot ndodhemi jo vetëm përpara mosbesimit politik, por thënë hapur gjendemi përpara krizës kushtetuese, pra situata është më e rëndë. Sot ne ndodhemi pse jo në situatë të jashtëzakonshme kushtetuese, të cilën vetë politika po e inspiron.

]]>
Zhvillohet Konferenca: “Ekonomia Sociale e Tregut dhe transformimi ekonomik” https://acgg.al/zhvillohet-konferenca-ekonomia-sociale-e-tregut-dhe-transformimi-ekonomik/ Sat, 11 Jul 2015 16:58:49 +0000 http://localhost?p=388 [slideshow_deploy id=’371′]

Me datë 9 korrik 2015, në Hotel “Tirana” u zhvillua Konferenca shkencore “Ekonomia Sociale e Tregut dhe transformimi ekonomik – receta e suksesit në Republikën Federale të Gjermanisë”. Konferenca u organizua nga ACGG me mbështetjen e Fondacionit “Konrad Adenauer”.

Konferenca i zhvilloi punimet me të ftuar special, z. Andreas Lämmel, deputet në Bundestag dhe Kryetar I Fraksionit CDU/CSU për Ekonominë dhe Energjinë. Zoti Lämmel  shoqërohej nga Dr. Thomas Schrapel, Drejtor i Fondacionit “Konrad Adenauer” për Shqipërinë. Zoti Lämmel ishte pjesë e delegacionit të Kancelares Merkel, e cila vizitoi Shqipërinë më 8 korrik 2015.

Pjesëmarrës në Konferencë ishin ish-ministra, deputetë, profesorë, ekspertë të fushës së ekonomisë, studentë, përfaqësues të medias etj.

Në fjalën e tij kryesore, zoti Lämmel u ndal gjerësisht në shtjellimin e konceptit të Ekonomisë Sociale të Tregut dhe përvojën gjermane, sidomos pas ribashkimit të dy Gjermanive. Më tej ai u foli për sfidat me të cilat ndeshet ekonomia gjermane dhe raportet e saj me botën. Njëkohësisht ai shtjelloi edhe problematikat që lidhen me Qeverisjen e Mirë dhe zhvillimin e shtresave të ndryshme të shoqërisë. Koncepti i lirisë ekonomike, sipërmarrjes dhe drejtësisë së garantuar zunë një vend me rëndësi në kumtesën e zotit Lämmel. Po ashtu, në vijim ai u ndal në disa element të krizës financiare të Greqisë dhe qasjen gjermane ndaj saj.

Në përgjigje të interesimit të madh të pjesëmarrësve, zoti Lämmel iu përgjigj edhe një seri pyetjesh, që lidheshin me tematikën e kësaj Konference, por edhe me mesazhet që përcolli zonja Merkel gjatë vizitës së saj në Shqipëri si dhe për perspektivën e marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve tona.

]]>
Zv/Drejtorja e KAS, znj. Neubert viziton ACGG https://acgg.al/zvdrejtorja-e-kas-znj-neubert-viziton-acgg/ Tue, 14 Apr 2015 17:00:12 +0000 http://localhost/webpage/wordpress/?p=266 Hildigund_Neubert_by_Stepro_05

Në përfundim të vizitës së saj zyrtare në Tiranë, Zv/Drejtoresha e Fondacionit “Konrad Adenauar”, znj. Hildigund Neubert, më 18 Mars 2015 zhvilloi një vizitë në selinë e ACGG-së, ku u prit nga Drejtori Ekzekutiv, z. Arben Çejku. Znj. Neubert u interesua mbi ecurinë e aktiviteteve të ACGG-së dhe partneritetin e saj me KAS. Në vijim, Neubert tha se partneriteti mes KAS-it dhe ACGG-së është afatgjatë dhe i dobishëm.

Zonja Neubert ishte më Tiranë për të marrë pjesë në konferencën “Hapja e dosjeve- Përvoja gjermane”, organizuar nga Fondacioni “Konrad Adenauer”, zyra për Shqipërinë.

E ftuar si eksperte nga Gjermania, zonja Hildigund Neubert edhe në cilësinë e ish të  ngarkuarës së Land-it Thüringen, për dosjet e sigurimit të shtetit në ish Gjermaninë Lindore shpjegoi me detaje gjatë prezantimit të saj, përvojën gjermane në ballafaqimin me të kaluarën dhe hapjen e dokumenteve të STASI-t.Ajo tha se Gjermania ka mundur të nxjerr, pas 25 vitesh, një bilanc pozitiv nga ky proces. Ajo ka arritur të ndërtojë një administratë funksionale që është gjërësisht e legjitimuar edhe nga publiku. Ajo theksoi sidoqoftë se situata në Shqipëri dhe në Gjermani është shumë e ndryshme.

]]>
Drejtori i ACGG-së, takon deputetin e Bundestagut, Thorsten Frei https://acgg.al/drejtori-i-acgg-se-takon-deputetin-e-bundestagut-thorsten-frei/ Sat, 11 Apr 2015 15:23:13 +0000 http://localhost/webpage/wordpress/?p=263 [slideshow_deploy id=’287′]

Me 12 shkurt 2015, deputeti gjerman, z. Thorsten Frei, në përmbyllje të vizitës së tij dy ditore në Tiranë zhvilloi një takim me drejtorin e ACGG-së, z. Arben Çejku në zyrat e fondacionit “Konrad Adenauer”. Drejtori i Fondacionit, Dr. Thomas Schrapel prezantoi si dy partnerë të KAS-Albania, Qendrën Shqiptare për Qeverisje të Mirë dhe Institutin për Demokraci,Media dhe Kulturë.

Në këtë takim, z. Çejku falenderoi deputetin Frei për takimin dhe shfrytëzoi rastin për ta informuar për programin dhe aktivitetet që po zhvillon ACGG në dobi të promovimit të vlerave të demokracisë dhe Qeverisjes së Mirë. Ai tha se me mbështetjen e KAS-it, kjo qendër po ecën në drejtimin e duhur bashkëkohor si një think-tank i pavarur, duke mbledhur rreth vetes ekspertët më të mirë, që ofrojnë ide dhe praktika moderne të politikbërjes dhe qeverisjes.

Takimi ishte i frytshëm dhe shumë miqësor.

]]>
Zoti Falenski viziton “Albanian Center for Good Governance – ACGG” https://acgg.al/zoti-falenski-viziton-acgg/ Sat, 11 Apr 2015 11:43:40 +0000 http://localhost/webpage/wordpress/?p=230 [slideshow_deploy id=’233′]

Në kuadër të vizitës së tij në Shqipëri, z. Hans – Joachim Falenski, këshilltar për politikën e jashtme të fraksionit CDU/CSU, me date 9 mars pasdite, mbajti një ligjëratë në seminarin e organizuar nga “Albanian Center for Good Governance – ACGG”, me titull ““Këshilltar politik – një profesion ëndërr?”. Drejtori Ekzekutiv i kësaj qendre, z. Arben Çejku, pasi i uroi mirëseardhjen zotit Falenski dhe drejtorit të KAS-Albania, Dr. Thomas Schrapel, bëri të ditur se me këtë rast kjo NGO po hapte siparin e aktiviteteve të saj.

Drejtori i KAS – Albania, Dr. Schrapel, në fjalën e tij para të pranishmëve u ndal kryesisht në perspektivën e bashkëpunimit dhe partneritetit mes KAS-it dhe ACGG-së si dhe eksperiencën afatgjatë si këshilltar politik të zotit Falenski. Njëkohësisht, z. Schrapel i ftoi politikanët e rinj që të kenë më shumë aksion politik dhe alternativa konkuruese.

Në temën “Këshilltar politik – një profesion ëndërr?”, zoti Falenski shtjelloi disa specifika, që lidhen me këtë profesion dhe sfidat që ka përpara cdo person që përfshihet në politikë apo cështje që lidhen me menaxhimin administrativ. Në vijim ai përmendi përvojën e tij të gjatë si këshilltar politik dhe metodologjinë që ai ka përdorur, kryesisht për të ofruar sugjerime dhe këshilla sa më objektive. Pjesëmarrësit në këtë seminar, koordinatorë politik të PD-së dhe anëtarë të tjerë të Qendrës bashkëbiseduan me zotin Falenski edhe për cështjet aktuale të cilat preokupojnë Shqipërinë, mbi perspektivën e saj europiane dhe zhvillime të tjera në rajon.

]]>
Qeverisja e mirë dhe shoqëria civile – koncepte të reja për politikën në Shqipëri https://acgg.al/qeverisja-e-mire-dhe-shoqeria-civile-koncepte-te-reja-per-politiken-ne-shqiperi/ Sat, 11 Apr 2015 11:38:26 +0000 http://localhost/webpage/wordpress/?p=228 [slideshow_deploy id=’275′]

Një grup anëtarësh të ACGG (Qendrës Shqiptare për Qeverisje të Mirë), zhvilluan në Cadenabbia, Itali, një seminar 3-ditor (24 – 27 Tetor 2014) me temë “Qeverisja e mirë dhe shoqëria civile – koncepte të reja për politikën në Shqipëri”. Aktiviteti u zhvillua me mbështetjen e Fondacionit “Konrad Adenauer”.

Drejtori i KAS për Shqipërinë, Dr. Thomas Schrapel, në nisje të këtij seminari vuri theksin në rëndësinë që ka sot prezantimi i koncepteve bashkëkohore mbi Qeverisjen e Mirë dhe mbështetja që KAS u jep këtyre koncepteve në partneritet me ACGG dhe përfaqësues të tjerë të shoqërisë shqiptare.

Drejtori Ekzekutiv i ACGG-së, z. Arben Çejku shtjelloi në mënyrë të veçantë qasjen e re që ky think tank ka për Qeverisjen e Mirë dhe promovimin e vlerave të demokracisë në Shqipëri. Ai tha se në të ardhmen, ACGG dhe partnerët e saj do të zhvillojnë veprimtari konkrete për të shtjelluar çështje që lidhen me qeverisjen në çdo nivel.

Në këtë seminar u mbajtën referate mbi tema aktuale nga ekspertë të fushave të ndryshme. Prof. Dr. Kristaq Kume, Zv/Rektor i Universitetit “Aleksander Moisiu”, diskutoi mbi problemet zgjedhore në Shqipëri, praktikat menaxhuese të votimeve dhe qasja demokratike ndaj votës së lire, si princip bazë për nisjen e një qeverisjeje të mirë. Dr. Afrim Krasniqi, politolog dhe pedagog universitar, referoi për ndikimin që ka në qeverisje sjellja e partive politike ne 20 vitet e fundit. Znj. Belina Budini, pedagoge në Universitetin Europian të Tiranës, shtjelloi sfidën që kanë marrëdhëniet me publikun në krijimin e opinionit publik. Znj. Dorina Bërdufi, pedagoge në UAM, vuri theksin në nevojën që ka matja e saktë e opinionit publik dhe ndjesisë që ai ka mbi qeverisjen dhe sjelljen e institucioneve të ndryshme. Z. Alfred Lela, analist dhe pedagog, u ndal kryesisht në rëndësinë që ka kultura politike për partitë politike dhe rolin që ka media në përgjithësi në promovimin e koncepteve të reja politike. Znj.Laura Vorpsi, praktikante në Bundestag, foli mbi modelet e reja të marrëdhënies së forcave politike me grupin e deputetëve dhe parlamentarizmin në tërësi. Znj. Irena Shabani, gazetare, debatoi mbi nevojen e një zëri më përfaqësues të shoqërisë civile, kur është fjala për qeverisjen dhe shërbimet e shtetit ndaj qytetarit. Z. Mentor Beqa, në emër të Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, vuri theksin në rëndësinë që ka dekomunistizimi dhe lustracioni nga e kaluara diktatoriale për institucionet dhe administratën në Shqipëri.Z. Ilir Kalemaj, pedagog universitar, referoi mbi nevojën e një reforme serioze në arsimin e lartë dhe pasojat që ajo ka në qeverisjen e nesërme. Znj. Jonida Drogu, pedagoge e shkencave politike, vuri theksin tek sfidat që sjellin me vete reformat e kërkuara në përmbushje të procesit integrues të vendit në BE.

Në përfundim të punimeve të saj, seminari vuri theksin në rëndësinë e promovimit të mëtejshëm të teorive dhe praktikave më të mira mbi Qeverisjen e Mirë, si koncpet dhe praktikë demokratike.

 

]]>
ACGG prezantohet në Gjermani https://acgg.al/acgg-prezantohet-ne-gjermani/ Sat, 11 Apr 2015 11:33:35 +0000 http://localhost/webpage/wordpress/?p=226 [slideshow_deploy id=’325′]

Me ftesën dhe me mbështetjen e Fondacionit “Konrad Adenauer”, z. Arben Çejku, në cilësinë e Drejtorit Ekzekutiv, nga data 14 – 20 Dhjetor 2014, së bashku me disa nga Kordinatorët Kombëtar të PD-së, zhvilloi një vizitë zyrtare në Berlin, ku pati takime shumë të rëndësishme në selinë e Fondacionit “Konrad Adenauer”, në selinë e CDU-së, në Bundestag si dhe në Institutin e Shkencës dhe Politikës etj.

Së bashku me politikanët e rinj të PD-së, z. Çejku pati mundësi të prezantojë programin dhe vizionin e ACGG-së në selinë qëndrore të Fondacionit “Konrad Adenauer”, me të cilin ACGG është partner. Në KAS delegacioni u takua me Dr. Viola Neu, Drejtuese e Departamentit të Kërkimeve Emipirike-Sociale, me z. Henri Bohnet, me z. Rolf Halfmann, jurist i KAS, Dr. Karsten Grabow, Koordinator për analizat politike dhe kërkimet partiake, me Dr. Barbara Lippert, Drejtore e Institutit të Shkencës dhe Politikës, me ekspertë të CDU-së etj.

Delegacioni vizitoi edhe selinë e Bundestagut, ku u prit dhe bashkëbisedoi me deputetë dhe këshilltarë të lartë politik, siç ishte z. Hans-Joachim Falenski, Këshilltari për Politikën e Jashtme në Bundestag i Fraksionit CDU/CSU dhe Dr. Guido Heinen, Drejtor për Shërbimet Shkencore në Bundestag etj.

Delegacioni zhvilloi një drekë pune me deputetin Thorsten Frei, me të cilin u shkëmbyen informacione dhe mendime mbi zhvillimet e fundit në Shqipëri si dhe perspektivën e integrimit tonë në BE. Z. Frei, duke qenë njëkohësisht edhe përgjegjës për Shqipërinë në grupin parlamentar të CDU-së, shprehu interesimin e tij për të vizituar Tiranën në një të ardhme të afërt.  Një bashkëbisedim shumë miqësor u zhvillua edhe me deputetin Klaus Brahming, i cili është zgjedhur për herë të shtatë më vota të drejtpërdrejta nga qytetarët. Biseda e tij u ndal kryesisht në raportet që duhet të kenë politikanët me qytetarët dhe sidomos me zgjedhësit e tyre.

Gjatë kësaj vizite në Berlin, ACGG pati një mundësi më shumë për vendosjen e kontakteve të nevojshme për zgjerimin e bashkëpunimit të saj me Fondacionin “Konrad Adenauer” dhe institucione të tjera politik-bërëse të Gjermanisë, në dobi të promovimit të koncepteve të Qeverisjes së Mirë dhe zhvillimit të demokracisë.

]]>