Aktivitete – ACGG https://acgg.al Albanian Center for Good Governance Mon, 25 Jul 2022 20:43:43 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.3 https://acgg.al/wp-content/uploads/2020/12/cropped-logo_acgg_150_x_67-32x32.png Aktivitete – ACGG https://acgg.al 32 32 Ese nga Shkolla Politike “Idetë e Djathta për Shqipërinë” https://acgg.al/ese-nga-shkolla-politike-idete-e-djathta-per-shqiperine/ Mon, 25 Jul 2022 20:35:16 +0000 https://acgg.al/?p=1816 Nga 13-15 korrik 2022, u zhvillua Shkolla Politike Verore, “Idetë e Djathta dhe Konservatore për Shqipërinë”, organizuar nga ACGG (Qendra Shqiptare për Qeverisje të Mirë), me mbështetjen e Fondacionit Britanik për Shqipërinë (WFD) dhe në bashkëpunim me Fondacionin Gjerman KAS (Konrad-Adenauer-Stiftung Albanien). Mbi 20 të rinj e të reja morën pjesë, nuk janë thjeshtë audienca e një programi intensiv trajnimi, por një klub mendimi dhe ekip drejtuesish politikë që i duhen Shqipërisë nesër! Faleminderit secilit prej tyre dhe në veçanti, Drejtorit të WFD, z. Sokol Haxhiu, Drejtorit të KAS, Dr. Tobias Rüttershoff, lektorëve dhe miqve tanë; Adri Nurellari, Arta Sakja, Edlira Gjoni, Fitim Zekthi, Altin Gjeta, Ethem Fezollari etj!

Ketu Lexo botimin e plotë

]]>
Shkolla Politike Verore: Idetë e Djathta për Shqipërinë https://acgg.al/shkolla-politike-verore-idete-e-djathta-per-shqiperine/ Mon, 18 Jul 2022 15:03:01 +0000 https://acgg.al/?p=1803 Më 13 korrik 2022, nisi Shkolla Politike Verore “Idetë e Djathta dhe Konservatore për Shqipërinë”, organizuar nga ACGG (Qendra Shqiptare për Qeverisje të Mirë) me mbështetjen e Fondacionit Britanik WFD (Westminster Foundation for Democracy) dhe në bashkëpunim me Fondacionin Gjerman KAS (Konrad-Adenauer-Stiftung Albanien). Mbi 20 të rinj e të reja që marrin pjesë, nuk janë thjeshtë audienca e një programi intensiv trajnimi, por një klub mendimi dhe ekip drejtuesish politikë që i duhen Shqipërisë nesër! Faleminderit secilit prej tyre dhe në veçanti, Drejtorit të WEF, z. Sokol Haxhiu, Drejtorit të KAS, Dr. Tobias Rüttershoff, lektorëve dhe miqve tanë; Adri Nurellari, Arta Sakja, Edlira Gjoni, Fitim Zekthi, Altin Gjeta, Ethem Fezollari etj!

Dita e dytë e Shkollës Politike Verore: Idetë e Djathta dhe Konservatore për Shqipërinë, (më 14 korrik 2022, kompleksi turistik Lyhnidas në Pogradec), nisi me eksperten e njohur të komunikimit, lideren NGL e McCain Institute për Shqipërinë, bashkëpunëtoren e vyer të ACGG/KAS, znj. Edlira Gjoni. Pas marrjes së disa njohurive teorike për format bashkëkohore të komunikimit politik në publik “zysh” Edlira vë në provën e ushtrimeve praktike grupin e politikanëve të rinj..
Znj.Arta Sakja duke u bazuar në eksperiencen e saj 30 vjeçare të angazhimit me PD dhe pervojën si pedagoge e shkencave politike, shtjelloi mundësitë dhe hapsirat që kanë të rinjtë sot për zhvillimin e karrieres së tyre tek e djathta..
Politologu Altin Gjeta, solli si kontribut eksperiencën e Partise Konservatore Britanik, duke shtjelluar filozofinë e lidershipit britanik në politikën e qendrës së djathtë..
Faleminderit WFD (Westminster Foundation for Democracy) dhe KAS (Konrad-Adenauer-Stiftung Albanien) për mbështetjen e këtij projekti të rëndësishëm, që zhvillohet në koordinim me ACGG!
Një falenderim të posaçëm për të gjithë pjesëmarrësit: Kejsi Tola, Imanuel Çaushi, Megi Perduka, Lukas Heidorn, Sention Zotaj, Edison Mehqemeja, Mikaela Pinari, Iva Hasko, Irisa Çupa, Ina Metalia, Valbona Halitaj, Dhimitri Sino, Izmir Xhafa, Aurela Kalthi, Ilda Lekgega, Armando Lekaj, Tea Sollaku, Klea Dahari, Emanuel Toska dhe Denis Bendo.
Ditën e tretë të Shkollës Politike Verore: Idetë e djathta për Shqipërinë, organizuar nga ACGG Albanian Center for Good Governance, me mbështetjen e fondacionit britanik WFD (Westminster Foundation for Democracy) dhe në bashkëpunim me KAS (Konrad-Adenauer-Stiftung Albanien) u paraqit një tablo e organizimit të së djathtës europiane dhe asaj konservatore si dhe marrëdhëniet e disa prej partive dhe organizatave të djathta shqiptare me këto institucione; EPP (Euroean People’s Party), ECR (European Conservatives and Reformists), IDU (International Democratic Union)..
Ditën e tretë të Shkollës Politike Verore: Idetë e djathta për Shqipërinë, organizuar nga ACGG Albanian Center for Good Governance, me mbështetjen e fondacionit britanik WFD (Westminster Foundation for Democracy) dhe në bashkëpunim me KAS (Konrad-Adenauer-Stiftung Albanien) u paraqit një tablo e organizimit të së djathtës europiane dhe asaj konservatore si dhe marrëdhëniet e disa prej partive dhe organizatave të djathta shqiptare me këto institucione; EPP (Euroean People’s Party), ECR (European Conservatives and Reformists), IDU (International Democratic Union)..
Mësimet nga e kaluara i solli përmes përshtypjeve dhe kujtimeve të tij z. Ethem Fezollari, Kryetari i Shoqatës Antikomuniste dhe ish-te përndjekurve politikë. Ai tregoi kalvarin e vuajtjeve në diktaturë dhe se si në vitin 1975 u arratis bashkë me 15 anëtarë të tjerë të familjes përmes liqenit të Pogradecit me një varkë të vogēl të improvizuar me mushama..
Në vijim pjesmarrësit paraqitën disa Ese mbi këndvështrimin e tyre rreth vlerave të së djathtës dhe konservatorizmit në politikën shqiptare.
Në fund u ndanë Çertifikatat e pjesmarrjes.

 

]]>
Zhvillohet Konferenca: “Ekonomia Sociale e Tregut dhe transformimi ekonomik” https://acgg.al/zhvillohet-konferenca-ekonomia-sociale-e-tregut-dhe-transformimi-ekonomik/ Sat, 11 Jul 2015 16:58:49 +0000 http://localhost?p=388 [slideshow_deploy id=’371′]

Me datë 9 korrik 2015, në Hotel “Tirana” u zhvillua Konferenca shkencore “Ekonomia Sociale e Tregut dhe transformimi ekonomik – receta e suksesit në Republikën Federale të Gjermanisë”. Konferenca u organizua nga ACGG me mbështetjen e Fondacionit “Konrad Adenauer”.

Konferenca i zhvilloi punimet me të ftuar special, z. Andreas Lämmel, deputet në Bundestag dhe Kryetar I Fraksionit CDU/CSU për Ekonominë dhe Energjinë. Zoti Lämmel  shoqërohej nga Dr. Thomas Schrapel, Drejtor i Fondacionit “Konrad Adenauer” për Shqipërinë. Zoti Lämmel ishte pjesë e delegacionit të Kancelares Merkel, e cila vizitoi Shqipërinë më 8 korrik 2015.

Pjesëmarrës në Konferencë ishin ish-ministra, deputetë, profesorë, ekspertë të fushës së ekonomisë, studentë, përfaqësues të medias etj.

Në fjalën e tij kryesore, zoti Lämmel u ndal gjerësisht në shtjellimin e konceptit të Ekonomisë Sociale të Tregut dhe përvojën gjermane, sidomos pas ribashkimit të dy Gjermanive. Më tej ai u foli për sfidat me të cilat ndeshet ekonomia gjermane dhe raportet e saj me botën. Njëkohësisht ai shtjelloi edhe problematikat që lidhen me Qeverisjen e Mirë dhe zhvillimin e shtresave të ndryshme të shoqërisë. Koncepti i lirisë ekonomike, sipërmarrjes dhe drejtësisë së garantuar zunë një vend me rëndësi në kumtesën e zotit Lämmel. Po ashtu, në vijim ai u ndal në disa element të krizës financiare të Greqisë dhe qasjen gjermane ndaj saj.

Në përgjigje të interesimit të madh të pjesëmarrësve, zoti Lämmel iu përgjigj edhe një seri pyetjesh, që lidheshin me tematikën e kësaj Konference, por edhe me mesazhet që përcolli zonja Merkel gjatë vizitës së saj në Shqipëri si dhe për perspektivën e marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve tona.

]]>
Zv/Drejtorja e KAS, znj. Neubert viziton ACGG https://acgg.al/zvdrejtorja-e-kas-znj-neubert-viziton-acgg/ Tue, 14 Apr 2015 17:00:12 +0000 http://localhost/webpage/wordpress/?p=266 Hildigund_Neubert_by_Stepro_05

Në përfundim të vizitës së saj zyrtare në Tiranë, Zv/Drejtoresha e Fondacionit “Konrad Adenauar”, znj. Hildigund Neubert, më 18 Mars 2015 zhvilloi një vizitë në selinë e ACGG-së, ku u prit nga Drejtori Ekzekutiv, z. Arben Çejku. Znj. Neubert u interesua mbi ecurinë e aktiviteteve të ACGG-së dhe partneritetin e saj me KAS. Në vijim, Neubert tha se partneriteti mes KAS-it dhe ACGG-së është afatgjatë dhe i dobishëm.

Zonja Neubert ishte më Tiranë për të marrë pjesë në konferencën “Hapja e dosjeve- Përvoja gjermane”, organizuar nga Fondacioni “Konrad Adenauer”, zyra për Shqipërinë.

E ftuar si eksperte nga Gjermania, zonja Hildigund Neubert edhe në cilësinë e ish të  ngarkuarës së Land-it Thüringen, për dosjet e sigurimit të shtetit në ish Gjermaninë Lindore shpjegoi me detaje gjatë prezantimit të saj, përvojën gjermane në ballafaqimin me të kaluarën dhe hapjen e dokumenteve të STASI-t.Ajo tha se Gjermania ka mundur të nxjerr, pas 25 vitesh, një bilanc pozitiv nga ky proces. Ajo ka arritur të ndërtojë një administratë funksionale që është gjërësisht e legjitimuar edhe nga publiku. Ajo theksoi sidoqoftë se situata në Shqipëri dhe në Gjermani është shumë e ndryshme.

]]>
ACGG prezantohet në Gjermani https://acgg.al/acgg-prezantohet-ne-gjermani/ Sat, 11 Apr 2015 11:33:35 +0000 http://localhost/webpage/wordpress/?p=226 [slideshow_deploy id=’325′]

Me ftesën dhe me mbështetjen e Fondacionit “Konrad Adenauer”, z. Arben Çejku, në cilësinë e Drejtorit Ekzekutiv, nga data 14 – 20 Dhjetor 2014, së bashku me disa nga Kordinatorët Kombëtar të PD-së, zhvilloi një vizitë zyrtare në Berlin, ku pati takime shumë të rëndësishme në selinë e Fondacionit “Konrad Adenauer”, në selinë e CDU-së, në Bundestag si dhe në Institutin e Shkencës dhe Politikës etj.

Së bashku me politikanët e rinj të PD-së, z. Çejku pati mundësi të prezantojë programin dhe vizionin e ACGG-së në selinë qëndrore të Fondacionit “Konrad Adenauer”, me të cilin ACGG është partner. Në KAS delegacioni u takua me Dr. Viola Neu, Drejtuese e Departamentit të Kërkimeve Emipirike-Sociale, me z. Henri Bohnet, me z. Rolf Halfmann, jurist i KAS, Dr. Karsten Grabow, Koordinator për analizat politike dhe kërkimet partiake, me Dr. Barbara Lippert, Drejtore e Institutit të Shkencës dhe Politikës, me ekspertë të CDU-së etj.

Delegacioni vizitoi edhe selinë e Bundestagut, ku u prit dhe bashkëbisedoi me deputetë dhe këshilltarë të lartë politik, siç ishte z. Hans-Joachim Falenski, Këshilltari për Politikën e Jashtme në Bundestag i Fraksionit CDU/CSU dhe Dr. Guido Heinen, Drejtor për Shërbimet Shkencore në Bundestag etj.

Delegacioni zhvilloi një drekë pune me deputetin Thorsten Frei, me të cilin u shkëmbyen informacione dhe mendime mbi zhvillimet e fundit në Shqipëri si dhe perspektivën e integrimit tonë në BE. Z. Frei, duke qenë njëkohësisht edhe përgjegjës për Shqipërinë në grupin parlamentar të CDU-së, shprehu interesimin e tij për të vizituar Tiranën në një të ardhme të afërt.  Një bashkëbisedim shumë miqësor u zhvillua edhe me deputetin Klaus Brahming, i cili është zgjedhur për herë të shtatë më vota të drejtpërdrejta nga qytetarët. Biseda e tij u ndal kryesisht në raportet që duhet të kenë politikanët me qytetarët dhe sidomos me zgjedhësit e tyre.

Gjatë kësaj vizite në Berlin, ACGG pati një mundësi më shumë për vendosjen e kontakteve të nevojshme për zgjerimin e bashkëpunimit të saj me Fondacionin “Konrad Adenauer” dhe institucione të tjera politik-bërëse të Gjermanisë, në dobi të promovimit të koncepteve të Qeverisjes së Mirë dhe zhvillimit të demokracisë.

]]>