Hildigund_Neubert_by_Stepro_05

 

Në përfundim të vizitës së saj zyrtare në Tiranë, Zv/Drejtoresha e Fondacionit “Konrad Adenauar”, znj. Hildigund Neubert, më 18 Mars 2015 zhvilloi një vizitë në selinë e ACGG-së, ku u prit nga Drejtori Ekzekutiv, z. Arben Çejku. Znj. Neubert u interesua mbi ecurinë e aktiviteteve të ACGG-së dhe partneritetin e saj me KAS. Në vijim, Neubert tha se partneriteti mes KAS-it dhe ACGG-së është afatgjatë dhe i dobishëm.

Zonja Neubert ishte më Tiranë për të marrë pjesë në konferencën “Hapja e dosjeve- Përvoja gjermane”, organizuar nga Fondacioni “Konrad Adenauer”, zyra për Shqipërinë.

E ftuar si eksperte nga Gjermania, zonja Hildigund Neubert edhe në cilësinë e ish të  ngarkuarës së Land-it Thüringen, për dosjet e sigurimit të shtetit në ish Gjermaninë Lindore shpjegoi me detaje gjatë prezantimit të saj, përvojën gjermane në ballafaqimin me të kaluarën dhe hapjen e dokumenteve të STASI-t.Ajo tha se Gjermania ka mundur të nxjerr, pas 25 vitesh, një bilanc pozitiv nga ky proces. Ajo ka arritur të ndërtojë një administratë funksionale që është gjërësisht e legjitimuar edhe nga publiku. Ajo theksoi sidoqoftë se situata në Shqipëri dhe në Gjermani ësht������������������ shumë e ndryshme.