Zoti Falenski viziton “Albanian Center for Good Governance – ACGG”
[slideshow_deploy id=’233′]
Në kuadër të vizitës së tij në Shqipëri, z. Hans – Joachim Falenski, këshilltar për politikën e jashtme të fraksionit CDU/CSU, me date 9 mars pasdite, mbajti një ligjëratë në seminarin e organizuar nga “Albanian Center for Good Governance – ACGG”, me titull ““Këshilltar politik – një profesion ëndërr?”. Drejtori Ekzekutiv i kësaj qendre, z. Arben Çejku, pasi i uroi mirëseardhjen zotit Falenski dhe drejtorit të KAS-Albania, Dr. Thomas Schrapel, bëri të ditur se me këtë rast kjo NGO po hapte siparin e aktiviteteve të saj.
Drejtori i KAS – Albania, Dr. Schrapel, në fjalën e tij para të pranishmëve u ndal kryesisht në perspektivën e bashkëpunimit dhe partneritetit mes KAS-it dhe ACGG-së si dhe eksperiencën afatgjatë si këshilltar politik të zotit Falenski. Njëkohësisht, z. Schrapel i ftoi politikanët e rinj që të kenë më shumë aksion politik dhe alternativa konkuruese.
Në temën “Këshilltar politik – një profesion ëndërr?”, zoti Falenski shtjelloi disa specifika, që lidhen me këtë profesion dhe sfidat që ka përpara cdo person që përfshihet në politikë apo cështje që lidhen me menaxhimin administrativ. Në vijim ai përmendi përvojën e tij të gjatë si këshilltar politik dhe metodologjinë që ai ka përdorur, kryesisht për të ofruar sugjerime dhe këshilla sa më objektive. Pjesëmarrësit në këtë seminar, koordinatorë politik të PD-së dhe anëtarë të tjerë të Qendrës bashkëbiseduan me zotin Falenski edhe për cështjet aktuale të cilat preokupojnë Shqipërinë, mbi perspektivën e saj europiane dhe zhvillime të tjera në rajon.