Drejtor Ekzekutiv
Ambasador Arben Çejku, Drejtori Ekzekutiv i ACGG-së, ka lindur më 1970 në Kukës. Ai ka shërbyer së fundmi si Ambasador i Shqipërisë në Shkup, Maqedoni nga Shkurti 2009 deri në Nëntor 2013 (nga korriku 2012 – Nëntor 2013 ka qenë edhe Dekan i Trupit Diplomatik në Maqedoni).
Nga 2005 deri në 2009, Ambasador Çejku ka shërbyer si Zv/Shef dhe Shef i Misionit Diplomatik të Shqipërisë në Kosovë.
Ai ka qenë një diplomat i kualifikuar nga MPJ (1993 – 1995) si edhe nga Akademia Diplomatike në Vjenë (2006), Ministria e Jashtme e Gjermanisë (Shkolla e Diplomatëve të Rinj -1994), Shkolla e NATO-s në Garmish, Gjermani si dhe kurse të tjera si ai në CNN për median etj.
Ambasador Çejku ka përfunduar studimet e larta në fakultetin Histori-Filologji të Universitetit të Tiranës (1993).
Ai ka punuar si gazetar në shumë media të Tiranës.
1992 – ’93 –Gazetar në ATSH
1995-2001- Zëdhënës dhe këshilltar për median në Partinë Demokratike.
2000-2003- Drejtor Ekzekutiv i Akademisë Diplomatike Shqiptare
2003-2005 –Shef i sektorit të jashtëm dhe komenteve në gazetën “Panorama”
(Shkurt – Tetor 2004)- Kryeredaktor në gazetën “Republika”
Në 1996, boton libër me poezi.
Në 2000 boton librin “Demokracia e Imponuar”, ese mbi tranzicionin politik shqiptar.
Në 2013, boton romanin “Dymbëdhjetë”.
Flet anglisht dhe gjermanisht
Është i martuar dhe ka dy djem, Jon dhe Rin.
Kontakt: arbencejku@acgg.al dhe arbencejku@gmail.com