Ese nga Shkolla Politike “Idetë e Djathta për Shqipërinë”
Nga 13-15 korrik 2022, u zhvillua Shkolla Politike Verore, “Idetë e Djathta dhe Konservatore për Shqipërinë”, organizuar nga ACGG (Qendra Shqiptare për Qeverisje të Mirë), me mbështetjen e Fondacionit Britanik për Shqipërinë (WFD) dhe në bashkëpunim me Fondacionin Gjerman KAS (Konrad-Adenauer-Stiftung Albanien). Mbi 20 të rinj e të reja morën pjesë, nuk janë thjeshtë audienca e një programi intensiv trajnimi, por një klub mendimi dhe ekip drejtuesish politikë që i duhen Shqipërisë nesër! Faleminderit secilit prej tyre dhe në veçanti, Drejtorit të WFD, z. Sokol Haxhiu, Drejtorit të KAS, Dr. Tobias Rüttershoff, lektorëve dhe miqve tanë; Adri Nurellari, Arta Sakja, Edlira Gjoni, Fitim Zekthi, Altin Gjeta, Ethem Fezollari etj!