Historiku
Albanian Center for Good Governance – ACGG, themeluar në Tiranë, në shtator 2014, është një think-tank i pavarur, jo-qeveritar, jofitimprurës që ka për mision promovimin e ideve dhe praktikave themelore të demokracisë, lirisë, shtetit të së drejtës dhe të Qeverisjes së Mirë.
ACGG ka mbledhur ekspertët më të mirë nga të gjitha fushat, kryesisht nga bota akademike, pedagogë, intelektualë, gazetarë, veprimtarë të shoqërisë civile, ekspertë të fushave të ndryshme, studentë dhe të rinj synojnë të shkëmbejnë eksperiencë dhe mendime mbi qeverisjen dhe lidershipin. ACGG mbetet një derë e hapur për të gjithë ata që kanë për të ofruar një ide, një model, një përvojë apo një kontribut të ri në promovimin e Qeverisjes së Mirë në Shqipëri. ACGG është projektuar dhe funksionon si një shtëpi e mendimit të lirë dhe paraqitjes së alternativave për çështje që lidhen me Qeverisjen e Mirë.
Fondacioni “Konrad Adenauer” është partneri kryesor i ACGG-së.
Përmes publikimeve dhe aktiviteteve të saj, ACGG ka për qëllim të ndihmojë institucionet publike, politike, shtetërore dhe organizatat e sektorit privat nëpërmjet bashkëpunimit me to, duke shkëmbyer eksperiencat dhe konceptet bashkëkohore mbi Qeverisjen e Mirë si dhe të ofrojë, sa më shumë alternativa në ndihmë të tyre. Po ashtu, ACGG synon të nxisë qytetarin për një përfshirje sa më konkrete në procesin e debateve publike për çështje që lidhen me interesin e gjerë të publikut si dhe për sfidat e qeverisjes dhe funksionimit të institucioneve demokratike.
ACGG i shtjellon konceptet e Qeverisjes së Mirë duke u bazuar në modelet e vendeve perendimore dhe atyre në tranzicion. Nëpërmjet projekteve të ndryshme si konferenca, seminare, trajnime, publikime etj, inkurajon debatin e lirë dhe të pavarur mbi qeverisjen, evidenton dhe analizon perceptimin e opinionit publik mbi zbatimin e ligjit, funksionimin e institucioneve, lidershipin dhe gjithëpërfshirjen.
ACGG gjithashtu bashkëpunon me partnerët vendas dhe ndërkombëtar në fushën e studimeve të sigurisë, bashkëpunimit rajonal, integrimit Euro-Atlantik dhe trajnimin e lidershipeve të reja.
ACGG e organizon veprimtarinë e saj në zbatim të ligjit, statutit dhe strukturës së saj organizative dhe drejtuese. Në drejtimin e Qendrës, përveç Drejtorit Ekzekutiv, përfshihen Bordi Drejtues, Bordi i Këshilltarëve dhe stafi teknik.
ACGG është në koordinim projektesh edhe me shumë partner të tjerë të rëndësishëm nga vendi dhe bota, në funksion të zbatimit të programit dhe misionit për të cilin është themeluar.