Drejtor Ekzekutiv
Drejtori Ekzekutiv i ACGG-së është Arben Çejku, ish-Ambasador i Shqipërisë në Kosovë (2005-2009) dhe në Maqedoninë e Veriut (2009-2013). Ai është një diplomat i trajnuar nga Ministria e Jashtme e Gjermanisë (1994), nga NATO School – Garmisch, nga Akademia Diplomatike në Vjenë (2006) për Politikat e Integrimit Evropian dhe nga ALPS – Programi Austriak për Lidership në 2016 etj. Ambasadori Çejku ka kryer studimet e larta për histori dhe filologji në Universitetin Shtetëror të Tiranës (1993). Ai ka punuar si gazetar në disa media të shkruara në Tiranë, si Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATA), gazetat e përditshme “Albania”, “Republika”, “Panorama” etj. Ai ka qenë bashkëthemelues dhe Drejtor Ekzekutiv i Akademisë Diplomatike Shqiptare në 2001 – 2002. Në vitin 2020 ka botuar librin për dialogun Kosovë – Serbi: “Sovraniteti versus Integritetit”. Po ashtu për periudhën e parë të tranzicionit në Shqipëri, ka botuar librin “Demokracia e Imponuar” (2000) dhe dy libra të tjerë, njëri me poezi (1996) dhe romanin “Dymbëdhjetë (2013). Ai flet anglisht, gjermanisht dhe ka disa njohuri në gjuhët sllave. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.
Kontakt: arbencejku@acgg.al dhe arbencejku@gmail.com